Prokuroria raport për Agimin e Artë: Strukturë sipas dogmës hitleriane

  • 9 years ago
Raporti i Prokurorit mbi strukturën dhe funksionimin e "Agimit të Artë", i referohet historikut të organizatës, e cila siç thuhet kishte një strukturë hierarkike-piramidale, sipas dogmës hitleriane mbi "pushtetin e shefit".

Raporti nënvizon se "Agimi i Artë" përzgjedh persona me njohuri për artin luftarak, të cilët, siç thotë, stërviten në zona të Atikës si Malakasa, Mandra dhe Salamina.

Raporti vë në dukje gjithashtu një fakt që konfirmojnë edhe dy dëshmitarë, ish-anëtarë të "Agimit të Artë", se organizata përdor armë luftarake, të cilat ruhen në vende deri më tani të panjohura.

"Agimi i Artë", thuhet në raport, "u paraqit së pari në fillim të dekadës 1980-1990, me trajtën e një organizate të mbyllur dhe me pak pjesëtarë, për edukimin ideologjik të nazistëve. Në vazhdim, ky grup evoluoi në një formacion politik, ndërsa krahu operativ i organizatës realizonte aktivitetin jeshtë zyrave, domethënë sulmet e dhunshme kundër atyre që organizata i konsideronte armiq të saj".

Recommended