A1 Report - Fyle: Une s'jam mik i Berishes ne FB por jam i Shqiperise

  • 9 years ago
Nuk jam mik në listën e Berishës në facebook por jam mik i Shqipërisë dhe i shqiptarëve. Kështu reagoi sot Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Stefan Fyle në lidhje me artikullin e botuar pak ditë më parë nga ish- kryeministri, ku akuzonte zyrtarin e lartë të Brukselit si serbofil dhe majtist të thekur që në bashkëpunim me Edi Ramën bllokuan statusin e integrimit.

"Duket qartë që nuk jam një nga miqtë në listën e facebook të Zotit Berisha por jam mik i Shqipërisë dhe i Shqiptarëve. Kaq mund të them për atë artikull i cili ishte falso dhe i pabazuar."- tha Fyle në konferencën e përbashkët për mediat me Kryeministrin Edi Rama në përfundim të takimit të nivelit të lartë të dialogut mes Shqipërisë dhe BE-së.

Nga ana e tij Rama u pergjigj: "Fakti që jam akuzuar dhe unë nuk përbën lajm"

Recommended