Mungesat ne Qendrat Shendetesore - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lavdi Lajbeu ka tentuar dy here te bej nje analize te përgjithshme ne poliklinikën e specialiteteve, por pa rezultat. Mjeket e këtij shërbimi thonë se mungojnë ilaçet. Por si zoti Lavdi, ka shume te tjerë, qe detyrohen te vijnë nga periferia dhe përballen me radhe te gjata e sorollatje. Ne monitorimin per kujdesin shëndetësor parësor, te dhënat e te cilit u bene publike ditën e marte, thuhej se nga 550 qendra vetëm ne 5% prej tyre ofrohet shërbimi laboratorik, 225 qendra kane probleme ne medikamente e pajisje, dhe ne 94% nuk janë te pajisura me infrastrukture për personat me aftësi te kufizuar. Ne një vëzhgim te bere nga Vizion Plus, situata paraqitet me alarmante ne qendrat shëndetësore periferike.

Recommended