Himn për Nënë Terezën - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një himn për Nënë Terezën është ai qe i ka bere bashke artistet e Shqiperise, Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi në një skenë të vetme. Në Tiranë në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit, artistë të njohur ndërkombëtarisht janë mbledhur për një arsye të vetme, t?i lënë një testament moral botës në emër të një modeli si Nënë Tereza. I orkestruar nga kompozitori Genc Tukiçi dhe nën dirigjimin e një orkestre me më të mirët e muzikës shqipe, ky himn vjen nën interpretimin e sopranove të njohur Inva Mula dhe Sihana Badivuku nga Maqedonia. Artistet sapo kanë publikuar promon e këtij himni, ku ftojnë të gjthë shqiptarët të bëhen bashkë në 5 shtator në Prishtinë. Himni do të interpretohet për herë të parë në qendër të Prishtinës, në sheshin që mban emrin e Nënë Terezës. 5 shtatori është dita ndërkombëtare e bamirësisë.

Recommended