Report TV - Hektor Budlla vjen nesër në Tiranë me “Don Quixote de la Mancha”

  • 8 years ago
?Një Don Kishot, një trupë italiane, një skenë kombëtare, dhe një protagonist shqiptar, balerini Hektor Budla...?, kështu nis lajmërimi i Institutit Italian të Kulturës për shfaqjen ?Don Quixote de la Mancha? që do të ngjitet më 5 prill në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë. Dhe jo pa arsye.

Ardhja e Hektor Budlës nga Roma në Tiranë është ?një aventurë? humaniste. Të ardhurat nga shitja e biletave do t?i dhurohen Shkollës së Baletit në Tiranë, si bursë studimi për nxënësit që vijnë nga zonat periferike të Shqipërisë.

Premiera e baletit vjen për herë të parë në Shqipëri dhe vetëm për një ditë me kontributin e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë.
?Don Quixote de la Mancha? do të shfaqet me pjesëmarrjen e balerinit shqiptar të talentuar Hektor Budlla me koreografi të Eugenio Scigliano. Kostumet janë përgatitur nga Kristopher Millar dhe Lois Swandale.

Recommended