Report TV - Ja dokumenti i EURALIUS dhe OPDAT për "Drejtësinë"

  • 8 years ago
Report Tv ka siguruar draftin me propozime që EURALIUS dhe OPDAT i kanë drejtuar komisionit të reformës në drejtësi. Këto dy struktura ndërkombëtare ishin vlerësuar nga politika shqiptare si hallka që do të zgjidhte ngërçin e kësaj reforme pas komisionit të Venecias.

E në fakt EURALIUS dhe OPDAT mbështesin totalisht strukturën e re të sistemit të drejtësisë duke refuzuar heqjen e ndonjërit prej institucioneve të reja siç propozon opozita e konkretisht këshillit të emërimeve.

?Në një sistem balancash e kontrollesh që shfaq problemet e Shqipërisë, të gjithë institucionet e reja që propozohen janë të nevojshme?, thuhet në draftin e siguruar nga Report Tv.


Sistemi i ri i propozuar për drejtësinë redukton ndikimin politik mbi gjyqësorin vlerëson EURALIUS dhe OPDAT.

?(Sistemi) redukton rolin dhe fuqitë e legjislativit, të Presidentit të Republikës dhe të Ministrit të Drejtësisë. Brenda vetë gjyqësorit një sërë institucionesh ndajnë mes tyre pushtetin dhe kontrollojnë njëri tjetrin. Parlamentit nuk duhet t?i jepen pushtete të tjera shtesë", vijon raporti.

Ndërkombëtarët propozojnë gjithashtu që Kuvendi duhet të qëndrojë larg ndikimit tek Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit që do të përfshihet në këtë strukturë.

"Struktura e Prokurorisë së Posaçme heton në mënyrë të pavarur zyrtarët e nivelit të lartë përfshi anëtarët e Kuvendit. Personat, të cilët mund të jenë subjekte të hetimit, nuk duhet të kenë më mundësi të ndërhyjnë për askënd, drejtuesi i këtyre strukturave propozohet të emërohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë me shumicë të thjeshtë, por të largohet me shumicë të cilësuar".

Përsa i përket debatit për 3/5 ose 2/3 e votave për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të sistemit të drejtësisë, EURALIUS dhe OPDAT shprehen: ?Shumica prej 3/5 është e pranueshme edhe në qoftë se qeveria e ka këtë kuorum. Komisioni i Venecias nuk gjeti ndonjë argument parimor lidhur me shumicën prej 2/3. Megjithatë, një parim plotësues i Komisionit të Venecias është që shumicat nuk mund të përdoren për të pakësuar rolin e opozitës, në mënyrë që ajo të ketë mundësi thelbësore për të ndikuar në marrjen e vendimeve?, thuhet në raport ku disa herë saktësohet se i takon politikës për të vendosur mbi çështjet pikante të kësaj reforme.

Recommended