Dy komisione hetimore për “CEZ” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Demokratët mblodhën për herë të parë komisionin hetimor për zbardhjen e marrëveshjes për zgjidhjen me mirëkuptim të kontratës me shoqërinë çeke ?CEZ?. Edmond Spaho ripërsëriti qëndrimin e opozitës, sipas të cilit shtetit i është bërë një dëm prej mbi 470 milionë euro nga zgjidhja e kontratës. Ndërkohë që socilisti Eduard Shalsi kërkoi që Prokuroria të vërë në dijeni komisionin mbi hetimet e nisura për këtë çështje. Dy orë më vonë, komisioni i dytë po mbi çështjen ?CEZ?, i ngritur me kërkesë të socialistëve për hetim të procedurës së ndjekur për privatizimin e OSHEE-së miratoi planin e hetimit. Në sallë nga opozita ishte vetëm deputetja Liljana Elmazi, ndërsa të tjetër mbërritën me 10 minuta vonesë, pikërisht në momentin kur mbledhja sapo ishte mbyllur. Demokrati Sherefedin Shehu u tha gazetarëve se privatizimi i OSHEE nga qeveria ?Berisha?, ishte proces i suksesshëm. Ngritja e komisioneve hetimore erdhi pas nje përplasjeje te gjate mes paleve ne parlament mbi historinë e ?CEZ? ne Shqipëri.