Kapshticë - Udhëtonte drejt Greqisë me 20 kg drogë në mjet, arrestohet 32 vjeçari nga Lushnja

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Goditet një tjetër rast i trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.Shërbimet e policisë fufitare të Kapshticës në bashkëpunim me Doganën dhe me Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve të DVP- Korçë kanë vënë në pranga shtetasin Renis Kasapi, 32 vjeç, banues në fshatin Karbuna të Lushnjës, pasi në mjetin me të cilin udhëtonte iu gjetën 20 kg kanabis.
Sakaq policia nisi proçedimin në gjendje të lirë edhe ndaj shoqërueses së tij në mjet, 21 vjeçares me iniciale S.C, banuese në Kombinat, Tiranë.
Policia thotë se mjeti në të cilin udhëtonin dy të rinjtë iu nënshtrua kontrollit në vijën e dytë pas dyshimeve të krijuara për trafik të lëndëve narkotike.
?Gjatë kontrollit të detajuar nga Policia Kufitare, përfshi edhe procesin e skanimit të kryer nga Dogana, në automjetin tip ?Mercedes-Benz?, me targa AA 049 NF që drejtohej nga shtetasi Renis Kasapi, në shasi, në një vend të përshtatur janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 40 pako të mbështjella me natriban me një peshë 20 Kg lëndë narkotike e presuar e dyshuar si ?Cannabis Sattiva? bën me dije policia në njoftimin për mediat.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/udhetonte-drejt-greqise-me-20-kg-droge-ne-mjet-arrestohet-32-vjecari-nga-lushnja/

Recommended