Report TV - Apeli i nënës së Bleona Matajt: A është vajza ime në këto foto?

  • 8 years ago
Nëna e Bleona Matajt kërkon ndihmën e institucioneve dhe të publikut për identifikimin e disa fotove ku pretendohet se është vajza e saj e zhdukur 6 vite më parë.

Bukurie Veizi deklaron se një emigrant shqiptar në Londër i ka pohuar se e ka parë vajzën dhe i ka dërguar asaj foto nëpërmjet Skype-t. Veizi shprehet se në foto është pikërisht vajza e saj Bleona, edhe pse e sigurt plotësisht do të ishte vetëm nëse do ta kishte përballë.

Vendndodhja e fundit e Bleonës, sipas versionit të Bukurie Veizit është Londra. Sipas informacioneve që i ka dhënë emigranti nga Londra, nëna e Bleona Matajt pohon se fillimisht vajza ka qenë në Shqipëri, për të kaluar më pas në Greqi e prej andej në Maqedoni, ku është mbajtur nga një shtetas maqedonas.

Recommended