Report TV - Rama takon shqiptarët e Preshevës: Zgjidhje të problemit të teksteve

  • 8 years ago
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me shqiptarët e Luginës së Preshevës, gjatë qëndrimit në Beograd, ku po merr pjesë në punimet e Samitit të Sigurisë.

Në takimin me kryeministrin Rama morën pjesë deputetë shqiptarë të zgjedhur në Kuvendin e Serbisë si dhe drejtues vendorë të Preshevës. Në këtë takim morën pjesë gjithashut edhe përfaqësues të Bujanovcit.

Në përfundim të takimit, Rama u shpreh se diskutoi me shqiptarët e Luginës së Preshevës për disa nga shqetësimet e tyre.

Rama tha se është e domosdoshme zgjidhja e problemit të teksteve, ndërsa shtoi se do të iniciohen projekte të përbashkëta për çerdhet dhe shkollat. "Është pozitive që po zhvillohet edhe infrastruktura. Projekte të përbashkëta për çerdhet dhe shkollat, projekte që iu shërbejnë shqiptarëve të Luginës së Preshevës", tha Rama.

Recommended