Vijojnë reshjet e borës në Jug, akset janë të kalueshme - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E mërkura ka rikthyer reshjet e dëborës në vend, duke shkaktuar probleme me qarkullimin e mjeteve, ndërsa disa zona vazhdojnë që të jenë të bllokuara. Në juglindje reshjet kanë krijuar probleme në rrugët nacionale, por shume me tepër në ato rurale. Përgjegjësi i rrugëve në Korçë, Gentian Pere, thotë se në shumë akse shoferet duhet te përdorin zinxhirët. Në shumë fshatra në zonat malore, por edhe ato të fushës së Korçës, qytetarët duhet të përballen edhe me mungesën e energjisë elektrike.Edhe në Gjirokastër, situata paraqitet e rënduar për shkak të reshjeve të rëna gjatë natës. Në të gjitha rrugët, lëvizja bëhet vetëm me zinxhirë dhe trashësia e borës arrin deri ne 20 centimetër. Më problematike është ?Qafa e Muzinës? dhe ?Uji i Ftohtë ?. Borëpastrueset ndodhen aty për te mos lejuar bllokimin e rrugës. Si rrallëherë, në Sarandë trashësia e dëborës arrin në 10 centimetër. Policia këshilloi shoferet te zbatojnë sinjalistiken dhe te bëjnë kujdes, sidomos në vendet ku ka ngrica. Edhe në Skrapar, janë bllokuar disa fshatra në zona të thella, si pasojë e reshjeve të dëborës dhe rrëshqitjes së dherave. Trashësia e dëborës brenda në qytet arrin ne 15 centimetër. Ndërsa në aksin nacional Skrapar-Berat, ka prezencë akulli. Rruga e Kombit nga Tuneli i Kalimashit deri në Morinë është e hapur plotësisht. Autostrada nga Rrësheni deri ne Kukës, pastrohet nga 8 mjete të firmës kontraktore.

Recommended