Ora News – Veseli në Morin: Mallrat duhet të lëvizin aq sa lëviz edhe shpirti jonë shqiptar

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Parlamentit të Kosovës Kadri Veseli nisi sot pasdite një vizitë zyrtare në Tiranë. Në nisje të vizitës zyrtare, Veseli u prit në Morin nga Kryetari i Bashkisë Kukës Bashkim Shehu,me të cilin ndau vlerësimet për bashkëpunimin ndërkufitar.
Kreu i Kuvendit të Kosovës deklaroi për mediat se kufiri mes dy shteteve duhet të jetë i liberalizuar. Sipas Veselit, jo vetëm qytetarët e dy vendeve por edhe mallrat duhet të lëvizin siç lëviz shpirti i qytetarëve tanë.
Veseli: Është vizitë zyrtare e imja. Do të filloj me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta. Qëllimi është intensifikimi i raporteve tona. Do të vazhdojmë këto kontakte në mënyrë që shkëmbimet tregtare të jenë aq të lehta sa mos të mos vërehen fare. Duhet të thjeshtësohen barrierat doganore. Burokracia institucionale duhet t?i shërbejë bizneseve. Unë shpresoj se do të punohet që të mos ketë radhë pritjeje. Mallrat duhet të lëvizin aq sa lëviz edhe shpirti jonë shqiptar në dy anët e kufirit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veseli-ne-morin-mallrat-duhet-te-levizin-aq-sa-leviz-edhe-shpirti-jone-shqiptar/