Report TV - Përgjimet për drogën, “Po Ylli jot more,a ka hyp nolt a jo”

  • 7 years ago
Përgjimet e kryera mes kultivuesve të drogës, kanë zbuluar implikimin e efektivit të policisë Ylli Vata, që në mujin gusht ka qënë shefi i rendit në policinë e Kurbinit. Lefter Neli, një tregtar në këtë zonë dhe njeriu që financonte kultivimin e lëndës narkotike në malsinë e Laçit, bisedonte herë pas here me efektivin tjetër të këtij komisariati Zan Kasmi.

Nga biseda që ata kanë bërë së bashku, kuptohet qartë që Ylli Vata ka pasur dijeni për aktivitentin e paligjshëm të biznesmenit Lefter Neli. Aq më tepër, ky i fundit interesohet tek Zan Kasmi, nëse shefi i këtij të fundit kishte shkuar në parcelat me drogë apo jo.

Shqiptarja.com zotëron të plotë bisedën, e cila është zhvilluar në muajin gusht 2016. Biseda është administruar si provë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila nga veprimet e mëtejshme hetimore, ka arritur në konkluzjonin se shefi i rendit të komisariatit në Kurbin është i implikuar në kultivimin e lëndëve narkotike.

Nisur nga kjo situatë, 7 muaj nga kjo bisedë, prokuroria ka lëshuar një mandatg arresti për Ylli Vatën. Ky i fundit është larguar menjëherë sapo është vënë në dijeni për urdhërin e arrestit.

Recommended