Ora News – Rama: Lulzim të dialogojmë pa kushte. Mos na vono! Mos na turpëro!

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kur situata politike ndodhet në një krizë të thellë, Kryeministri Edi Rama përsëriti ftesën për dialog pa kushte drejtuar kryetarit të PD-së Lulzim Basha. Rama e quajti krizë artificiale dhe ftesa e tij është që vetë kreu i opozitës të caktojë modalitetet e dialogut por nënvizoi se zgjedhjet nuk do t?i ndalë dhe se qeverinë nuk ka për ta rrëzuar nëse jo me votë. .
Edi Rama: Përsëri i bëj publikisht thirrje arsyes së Lulzim Bashës dhe i them mos ki frikë nga dialogu. Mos vazhdo të ecësh qorrazi në një marshim që e çon në humnerë PD dhe tymnajë vendin. Mos shiko armiq aty ku nuk ka dhe mos na turpëro duke sulmuar miqtë e këtij vendi. Cakto njerëz të tjerë, kë të duash, ku të duash dhe kur të duash.
Vetëm na lajmëro dhe njerëzit tanë do jenë aty.
Vetëm mos u vono dhe mos na vono.
Lulzim nuk më intereson fare fati yt Lylzim as dhe fati i PD-së?.
E ke numrin tim të telefonit. Zyra jote e ka numrin e zyrës time. Ndaje mendjen dhe më njofto një orë e më parë .
Harro se mund të marrëshj
Zgjedhjet nuk ke për ti ndalur kurrë as ti dhe as të gjithë ata që të vijnë pas. Këtë qeveri nuk ke për ta rrëzuar kurrë nëse populli nuk vendos me votë ta largojë më 18 qershor.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-opozita-saboton-cdo-perpjekje-te-qeverise-per-dialog/

Recommended