Report TV - Interesim i madh i publikut për koncertin e Mikis Theodorakis në Tiranë

  • 6 years ago
Fluks i pazakontë i publikut në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse për koncertin e Orkestrës së Mikis Theodorakis.

Koncerti është njoftuar se do nisë në orën 18.00. Gazetarja e Report Tv, Dhurata Hamzai bën të ditur se në sallë nuk ka vende për të gjithë të interesuarit, ndërsa po lejohen vetëm ata që kanë ftesa.

Më herët publiku ishte njoftuar se hyrja do të ishte e lirë nga Kisha Ortodokse. Këngët e kompozitorit të madh do të këndohen nga Sofia Papazoglu dhe Kostas Makedhonas.

Recommended