Report TV - Ja pamjet e vilës së policit që ju vendos eksploziv në Fushë-Krujë

  • 6 years ago
Rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm një shpërthim eksplozivi ka tronditur qytetin e Fushë Krujës, ku fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar por janë regjistruar vetëm dëme materiale.
Nga informacionet e para mësohet se lënda plasëse është hedhur në oborrin e banesës së Fatmir Isufit, për të cilin burime policore bëjnë me dije se është efektiv policie në komisariatin e Kamzës.

Shpërthimi i lëndës plasëse ka ndodhur larg shtëpisë, gje e cila ka sjellë edhe demet materiale të cilat janë të vogla.

Banesa e efektivit të policisë së Komisariatiti të Kamzës ndodhet në dalje të qyteti të Fushë- Krujës.

Policia bën me dije se grupi hetimor po punon për përcaktimin e llojit të lëndës plasëse, shkaqeve të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Recommended