Vetting-u, nisin degjesat publike

  • 6 years ago
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nisi dëgjesat publike me gjyqtarët e prokurorët që i nënshtrohen Vetting-ut.

Fatos Lulo, anëtari i Gjykatës Kushtetuese është i pari që u thirr përpara Komisionit për t?u dëgjuar, pas përfundimi të hetimit të bërë nga ky organ. Lulo zgjodhi të përfaqësohej nga avokati i tij Adrian Visha, në një seancë ku kamerat u lejuan të qëndronin vetëm pak minuta.

Vlerësimi profesional dhe moral është kaluar me sukses nga gjyqtari Lulo, ndërsa ajo që KPK donte të sqaronte ishte pasuria që Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë pretendon se nuk justifikohet.

Por avokati i gjyqtarit paraqiti dokumente shtese dhe prova të reja, që sipas tij hedhin dritë mbi të gjitha të ardhurat: një apartament dhe një zyrë në Tiranë dhe 100 mijë dollarë dhuratë nga e motra, aksionere në një kompani të njohur ndërtimi.

Avokati Visha tha se klienti i tij ka qenë prej 1 dekade e gjysmë subjekt i deklarimit të pasurisë dhe në asnjë rast ILDKPI nuk ka pasur ankesa për justifikimin e të ardhurave.

Provat e reja u administruan nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili pas shqyrtimit të tyre do ta bëjë publik vendimin e tij të premten e 23 Marsit. Nëse subjektet që i nënshtrohen kontrollit profesional, moral dhe pasuror nuk janë dakord me vendimin e KPK, ata kanë të drejtë ta apelojnë atë në Kolegjin e Apelimit.

Recommended