Report TV - Memaliaj, familja Ajdini dy ditë pa ngrënë bukë, mbërrijnë ndihmat e para

  • 6 years ago
Pak ditë më parë Report TV, përcolli dramën e familjes Ajdini në qytetin e Memaliajt e cila vuan për bukën e gojës. Vec kësaj kjo familje katër anëtarëshe është përjashtuar nga skema e re e ndihmës dhe përkrahjes sociale.Pas jehonës që u përcoll tek Report TV problematika shëndetësore e fëmijëve të kësaj familjeje të cilët vecse të sëmurë, kishin edhe 48 orë pa ngrënë ushqim, ka ardhur reagimi i parë nga ?Fundjava Ndryshe?. Vullnetarë të ?Fundjava Ndryshe? kanë sensibilizuar biznese të ndryshme në kryeqytet, për të ndihmuar me ushqime familjen Ajdini e cila vuan mungesën e bazës elementare ushqimore apo sic quhet ndryshe ushqimet e shportës. Një ditë më parë, në familjen Ajdini, kanë mbërritur ushime bazë nga ?Fundjava Ndryshe? të cilat janë të mjaftueshme për ecurinë dy mujore të të katër anëtarëve të familjes në fjalë.

Recommended