Sejko: Kredia pritet te bjere nga masat per pranimin e nje bilanci

  • 6 years ago
Banka e Shqipërisë pret që nisma për pranimin e një bilanci të vetëm nga bankat për t?i dhënë hua bizneseve do të japë efekte në rënien e kreditimit.

Gjatë raportimit vjetor në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, Guvernatori Gent Sejko tha se kjo reformë ka kostot e saj, por është një masë e domsodoshme për të çliruar dhënien e kredisë në të ardhmen dhe uljen e atyre me probleme.

Sejko tha para deputetëve se forcimi i Lekut gjatë viteve të fundit përballë monedhave të huaja, është për faktorë thelbësorë, siç janë rritja e investimeve të huaja, eksporteve dhe shtimi i besimit te monedha kombëtare.

Por kreu i Bankës Qëndrore pranoi një tepricë të Euros në treg, për këtë arsye ai shpjegoi edhe arsyet e nismës së deurizimit. Guvernatori raportoi se kushtet e bankave për parandalimin dhe pastrimin e parave janë forcuar.

Recommended