Ora News - Ndryshimet në Kodin Penal, Vasili: Të anulohet neni! Prokuroria të hetojë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
LSI ka kërkuar anulimin e nenit 491 të Kodit të Procedurës Penale. Ky qëndrim vjen pas denoncimeve që bëri PD, që sipas saj është ndryshuar nga ministri Xhafaj për të mbrojtur vëllain e tij, Agron Xhafaj.

Në një dalje për mediat nga selia e LSI, kryetari i grupit parlamentar Petrit Vasili tha se procedura për aborgim të nisë që ditën e hënë.

Petrit Vasili: LSI përcakton qartë dhe qëndrimi më i mirë, qëndrimi i vetëm do të ishte aborgimi i menjëhershëm këtij neni, të ulemi në tavolinë dhe të bëjmë ripërcaktime të reja të cilat mbyllin dritaret dhe alibitë në kodin penal të Shqipërisë për kriminelët dhe trafikantët dhe e kthejnë kodin për ato përcaktime që ai ka në një instrument lufte të papajtueshme me krimin e organizuar dhe trafiqet.

LSI është e gatshme të investohet me të gjitha votat në Kuvend që Kodi Penal të ndryshojë në përcaktimet që janë alibi e pafund e trafikantëve dhe kriminelëve, që kjo cështje të fillojë që nga e hëna praktika për abrogimin e këtij neni.

Hetimi për këtë rast thotë Vasili duhet ta bëhet në rrugë parlamentare, por edhe nga Prokuroria dhe nëse ka përgjegjës, ata duhet të përgjigjen.

Petrit Vasili: Integriteti i vendimeve të Parlamentit është seriozisht i rrezikuar dhe këto dyshime duhet të verifikohen në dy rrugë. Në rrugën parlamentare nëpërmjet një hetimi parlamentar të hollësishëm dhe së dyti patjetër që po dhe ndoshta e vonuar, prokuroria duhet të fillojë çështjen për të zbardhur si qëndron e vërteta. Vetëm transparenca dhe vetëm zbardhja deri në fund e kësaj cështje, e praktikave që kanë impnuar në miratimin e këtyre kodeve, praktikave që kanë synyar nëpërmjet emailieve të çuara lart e poshtë, në keqpërdorim të mirëbesimit të deputetëve dhe shndërruarjes së ndryshimeve të mëdha të kodit penal në cështje të 24 orëve të fundit janë praktika që duhet të marrin fund sepse përveçse janë përdorur me qëllim në shërbim të interesave të caktuara nuk kanë prodhuar asnjë tjetër. Kjo çështje dhe praktika pse jo edhe bizantine e vënies para faktit të kryer për ndryshime të kodit penal, e zëvendësimit të komisioneve parlamentare me shkëmbime emailesh në institucione ndërkombëtare që kanë tentuar të zëvendësojnë kushtetutën dhe instrumentat parlamentare. E gjithë kjo praktikë negative duhet zbardhur, duhet parë në cmënyrë ka funksionuar cështja dhe në rast se ka përgjegjës të përgjigjen deri në fund me qëllime të caktuara.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ndryshimet-ne-kodin-penal-vasili-te-anulohet-neni-prokuroria-te-hetoj

Recommended