Report TV - Auto Star Albania sjell në Shqipëri Mercedes-Benz A-Class-n e ri

  • 6 years ago
A Class i ri , i preferuar nga të gjithë tashmë vjen edhe në tregun shqiptar. Për prezantimin e tipit më të fundit të makinave nga Mercedes Benz, është mbajtur një ceremoni madhështore në ambientet e shoëroomit fantastik Auto Star Albania.

Ashtu siç pritej, A Class i ri gërsheton luksin dhe modernen me komoditetin. Në ceremoni ishin të pranishëm shumë emra të njohur të botës së biznesit, gazetarisë artit e kulturës. Në fjalën e tij përshëndetëse, Zv. Presidenti i Kastrati Group përmblodhi shkurt arritjet e Auto Star Albania në këto vite eksperiencë në treg.

Kemi investuar dhe vazhdojmë të investojmë në aplikimin e teknologjisë më të avancuar. Kemi rritur ndjeshëm kënaqësinë e klientëve për të gjitha shërbimet që ofrojmë duke minimizuar në maksimum kohën e lëvrimit. Auto Star Albania, sot zë vendin e parë për shitjen e automjeteve premium në Shqipëri.

Zv. presidenti i Kastrati Group, z. Leonard Kastrati
Përveç modelit A Class, u prezantuan edhe modelet e reja CLS me një dizajn më elegant , me forma më sportive dhe komoditet mbresëlënës, ndaj Zv. Presidenti Kastrati vuri edhe një herë theksin në strategjinë e investimeve në të ardhmen.

Kemi një strategji të qartë dhe fokusi i investimeve do të jetë jo vetëm tek rritja e cilësisë së shërbimeve, por dhe tek implementimi i teknologjisë më të avancuar. Kemi përshtatur të gjithë gamën e shërbimeve me strategjinë e Mercedes-Benz dhe sigurisht do të vazhdojmë të zgjerojmë me produkteve, duke sjellë jo vetëm risi, por dhe përfitime për klientët tanë.

Recommended