Report TV - Zbulohet projekti si do të transformohet Piramida, Rama: Ishte ëndrra ime e vjetër
  • 6 years ago
Nga një ngrehinë e rrënuar prej vitesh, Piramida e Tiranës do të transformohet në një nga qendrat më të mëdha të inovacionit dhe teknologjisë, artit e kulturës, në rajon. Pas bashkëpunimit për rikualifikimin e Pazarit të Ri, Bashkia e Tiranës dhe Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit, prezantuan sot projektin e rivitalizimit të Piramidës në një hapësirë multifunksionale në qytet, për fëmijët dhe të rinjtë, por edhe si mundësi për të bërë art dhe kulturë.

Të pranishëm në prezantimin e projektit ishin kryeministri Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Drejtori i Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Michael D. Granoff, Drejtori Ekzekutiv i ?TUMO Ventures?, Pegor Papazian, si dhe arkitektë e urbanistë të ndryshëm, që janë marrë me projektimin e godinës ikonë të qytetit të Tiranës. Kryeministri Rama e cilësoi nismën për rivitalizimin e Piramidës dhe projektin Tumo, si një nga projektet më të bukua që ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë.
Recommended