A ka kërkuar Adriatik Llalla azil në Gjermani? Ambasada Gjermane përgjigjet për Report Tv

  • 6 years ago
Ditët e fundit në disa media online, është dhënë lajmi se ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka kërkuar azil politik në Gjermani. Por për të mësuar se si qëndron e vërteta Report TV i drejtoj një pyetje ambasadës gjermane në Tiranë, nëse ish numri 1 i akuzës shqiptare, ka kërkuar azil apo jo. Përgjigjja që morëm është kjo:

?Shumë faleminderit për kërkesën tuaj. Përcaktimet ligjore në Gjermani nuk lejojnë, që informacionet rreth rasteve të azil kërkimit të bëhen publike. Këtu përfshihet edhe informacioni, nëse është aplikuar për azil apo jo?.

Përgjigjja e ambasadës gjermane për Report Tv
Pavarësisht kësaj përgjigje ngrihen disa pyetje ku ajo më kryesorja se si është i mundur që një shtetas shqiptar siç është zoti Llalla mund të jetojë në një vend si Gjermania në zonën "Schengen" ku maksimumi qëndrimit është 90 ditë.

Report TV nga burime jo zyrtare ka mësuar se zoti Llalla dhe familja janë duke jetuar në qytetin Bremen të Gjermanisë. Më 16 maj 2018, Kolegji i Posaçëm i Apelimit mori në shqyrtim kërkesën e Komisionerit Publik drejtuar Kolegjit të Posaçëm Apelimit ku kërkohet që ish-Prokurori Adriatik Llalla t?i nënshtrohet Vettingut.

Recommended