Balla: Gruaja e Presidentit bën zhurmuesen. Kryemadhi: Rri urt, s'jam marrë me motrën e gruan tënde

  • 6 years ago
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, është përplasur me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, jashtë Kuvendit. Teksa Balla po fliste për gazetarët, Kryemadhi ju afrua dhe po i rrihte shpatullat.

Deputeti socialist ja ktheu se gruaja e Presidentit po bën zhurmuesen, ndërsa kjo acaroi Kryemadhin, e cila ju kthye me fjalë të ashpra Ballës, duke i thënë se nuk është marrë me motrën dhe as gruan e tij.

Balla: Gruaja e Presidentit bën zhurmuesen.

Kryemadhi: Rri urt mos u merr me familjarët, s?e s?jam marrë as me motrën dhe as me gruan tënde. Kujdes, Rama nuk të mbron dot, nuk bëhesh kështu ministër i Brendshëm.