Ora News - SEXTING/ Mesazhet dhe imazhet seksuale, fenomeni më i përhapur në internet

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sexting-mesazhet dhe fotot seksuale, si dhe bullizimi online janë dy nga fenomenet më të përhapura por dhe me të rrezikshme të miturve në internet. Sexting përdoret si formë presioni, ndërsa bullizimi nuk raportohet.

Kompjuter, tastier, mouse-smartfon-klik dhe të gjithë lundrojnë në botën e pafundme të internetit, pa marrë në konsideratë dhe rrezikun real online.

Sexting-që do të thotë të dërgosh të të marrësh mesazhe, foto video me përmbajtje seksuale përmes rretjeve sociale, dhe bullizimi janë dy nga kërcimet serizore për të miturit. Nëse do të kishte një profilizimim të njerëzve që përdorin formën Sexting në internet ata do të ishin:

Në një viti në alo 116 janë pritur 900 telefonata; denoncime të ardhur nga fëmijët.

Përgjthësisht sexting përdoret në formë presioni.

Bullizimi gjithashtu është fenomen në rritje, online edhe më i paraportuar, që për psikologët ka pasoja të rëndësishëm në shëndetin mendor të të miturve.

Kur është fjala për politikat dhe stategjitë e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, autoritetet i referohen hapave ligjorë, por realisht raportimet duhet të behen më së shumti nga psikologët që kanë kontaktet më të afërta me adoleshentët.

Sexting çojnë drejt përmbajtjeve pornografike deri në abuzimet seksuale, fenomene që lidhen me pedofilinë.

Në qëndrën Kod të Kryeministrisë u zhvillua një takim ndërgjegjësues me të gjithë aktorët për të punuar me fort me referimin e rasteve.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/sexting-mesazhet-dhe-imazhet-seksuale-fenomeni-me-i-perhapur-ne-internet

Recommended