Ora News- "Teatri" votohet në parim. Mazniku: Do të dyfishojmë sipërfaqen

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas afro 6 orë debatesh e tonesh të larta në komisionet parlamentare, deputetët e mazhorancës votuan në parim projektligjin që i hap rrugë ndërtimit të teatrit të ri.

Por ashtu sikurse nisi, diskutimi përfundoi me përplasje mes pozitës e opozitës.

Më herët, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro nga komisioni i Medias deklaroi se do të diskutohen nga komisioni i posatshëm që pritet të ngrihet pas miratimit të këtij projektligji.

Kumbaro: Janë kompetencat e komisionit të negocimit që do të studiojnë në detaje edhe propozimin, edhe projektin, edhe aspektin teknik, edhe standardin e projektin, edhe vlerën ekonomike dhe analizën e pronës.

Për ta mbrojtur ligjin në komisionin përgjegjës, bashkia kishte sjellë numrin dy Arbën Mazniku, i cili deklaroi se teatri I ri do të ketë sipërfaqe të dyfishuar ndërtimi në krahasim me atë që është sot..

Mazniku: Pjesa që futet realisht në zhvillim është sipërfaqe që është diferenca prej 2942.5 metra. Në këmbim të ndërtimit, ne nuk i marrim ndërtim si bashki që jemi pronar në territor, i marrim në këmbim si sipërfaqe teatri. Nga 1200 metra që kemi sot ndërtim teatër në Hipotekë, ne marrim 9 mijë metra teatër.

Opozita edhe gjatë diskutimit në komision këkroi shtyrjen e diskutimit me procedurë të përshpejtuar ndërsa hodhi akuza në adresë të qeverisë e cila sipas PD po legjitimon një tjetër aferë korruptive.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/teatri-votohet-ne-parim-mazniku-do-te-dyfishojme-siperfaqen

Recommended