Ora News - SPAR, ja si të jeni të informuar për të blerë mish të cilësisë së lartë në Shqipëri

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mishi është një produkt tepër i konsumuar në vendin tonë, që serviret çdo ditë në tryezat e mijëra familjeve shqiptare.

Vetëm sivjet, në media janë raportuar me dhjetëra raste, të transportit të mishit në kushte skandaloze higjeno-sanitare. Një shembull tronditës qe ai i një sasie jo të vogël mishi të sekuestruar në bagazhin e një automjeti pranë Sarandës, me prejardhje nga Greqia, pas asnjë çertifikatë sigurie, sikurse të ishte dru ose qymyr, dhe jo një prodhim ushqimor me të cilin do të ushqeheshin fëmijë e të rritur.

Gjithashtu një sasi e madhe mishi të infektuar me salmonelë, me prejardhje nga Brazili, dhe që do të përdorej nëpër fast-food-et e vendit, për fat të mirë u sekuestrua nga organet kompetente.

Por në sa raste të tjera, tregtarët klandestinë, kanë arritur t?ia hedhin paq dhe mishi i rrezikshëm pa standarde dhe i pakontrolluar ka përfunduar deri në tryezat tona?!

Të gjithë i kemi parasysh edhe rastet e tregtimit të mishit apo peshkut, trotuareve apo tregjeve të hapura në qytetet tona, apo buzë rrugëve nacionale, ku ato janë të ekspozuara ndaj pluhurit, diellit dhe lloje e lloje bakteresh të tjera.

Duke i shtuar kësaj edhe nivelin e tepruar hormonal (jashtë çdo norme të lejuar), që shpesh shumë fermerë, që nuk kanë njohuritë e duhura veterinare, i injektojnë kafshëve të tyre, duke sjellë pasoja të rënda për shëndetin tonë, situata paraqitet edhe me dramatike.

Nga kjo lind domosdoshmëria për t?iu drejtuar kompanive serioze, emri i të cilave mbart një besueshmëri dhe seriozitet të lartë dhe që iu nënshtrohen kontrolleve të përditshme dhe zbatojnë standardet më të larta evropiane, kur vjen puna për të blerë mishin dhe nënproduktet e tij.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/spar-ja-si-te-jeni-te-informuar-te-blere-mish-te-cilesise-se-larte-ne-shqiperi

Recommended