Ora News - Daja vlerëson Luftëtarin, por Flamurtari kërkon 3 pikët

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Flamurtari viziton Gjirokastrën për tu ndeshur me Luftëtarin me takimin e vlefshëm për javën e tretë të Kategorisë Superiore. Një takim që për trajnerin e kuqezinjve, Ilir Daja pritet të jetë i fortë, ndërkohë që pret prurje të reja gjatë kësaj merkatoje vere.

"Ajo që do të thoja se jam i kënaqur është ndryshimi i mentalitetit nga ndeshja e parë në atë të dytën. Jo se në ndeshjen e parë nuk kemi bërë mirë por kemi lënë disa hapësira në mbrojtje dhe kjo është rikuperuar në ndeshjen e dytë. Ekipi ka treguar në të dyja fazat e lojës më stabilitet, lojtarët kanë treguar më personalitet në fushën e lojtës. Kjo është ajo që më kënaq sepse kur është loja besoj se edhe rezultati do të vij. Secili ekip ka objektivat e veta. E di se neve do të na pres një takim i vështirë dhe jemi përgatitur për këtë gjë dhe do të shkojmë për të marrë maksimumin pasi ky është qëllimi i Flamurtarit të këtij sezoni, pavarësisht se çdo ndeshje i ka të tre rezultatet brënda.

"Besoj se përveç Torrasa që është në pikëpyetje të gjithë futbollistët e tjerë janë të gatshëm. Në të gjitha ditët kemi qënë aktiv për të plotësuar ato vende që kemi më shumë boshllëk brënda grupit. Besoj se gjatë ditës së sotme të arrijmë të firmosim me disa futbollist të tjerë pasi sezoni është i gjatë."-tha Daja në konferencën për shtyp përpara kësaj përballjeje.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/daja-vlereson-luftetarin-por-flamurtari-kerkon-3-piket

Recommended