Report TV - Burgu i Spaçit kthehet në atraksion, Luigj Mila: U vizitua nga 1200 turistë

  • 6 years ago
Një nga burgjet më famkeq, ai i Spaçit në Mirditë, pavarsisht se është kthyer në një gërmadhë, po tërheq gjithnjë edhe më shumë vizitorë vendas dhe të huaj.

Sipas të dhënave deri në këtë periudhe të vitit simboli i diktatures në vendin tonë është vizituar nga 1200 persona, mes të cilëve dhe shumë turistë të huaj.

Drejtuesi i Shoqatës 'Muzeumi i Burgut të Spaçit', Luigj Mila, shprehet se është domosdoshmeri që ky vend të kthehet në muze kujtese dhe numri i vizitoreve do të ishte shumë herë më i lartë.

Burgu i Spaçit po vizitohet çdo ditë e më tepër. Kemi interes nga kategori të ndryshme sidomos nga turistët e huaj. Duhet të ndryshohet situata, duhet të vijë nga institucionet shtetërore sepse edhe fondet janë të rëndësishme. Shteti duhet ta kthejë në muzeum dhe ne po luftojmë fort në këtë drejtim. Do të kthehej në një burim të ardhurash jo vetëm për shoqatën por edhe për Bashkinë.

Luigj Mila, drejtues i Shoqatës 'Muzeumi i Burgut të Spaçit'
Në rritjen e numrit të vizitoreve ka dhënë ndikim dhe vendosja e tabelave orjentuese, ndërsa projekti për kthimin e burgut në muze vijon të mbetet vetem fjale, pasi asnje veprim konkret nuk është ndërmarrë deri më tani.

Recommended