Report TV - Banesa ku RENEA ishte në aksion për të kapur rivalët e Aldo Bares, plagoset i moshuari

  • 6 years ago
Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, forca të shumta policore dhe RENEA kanë nisur një aksion në fshatin Remas të Divjakës për të kapur dy persona me rrezikshmëri të lartë. Njëri prej të kërkuarve, siç raporton gazetari Arsen Rusta është autori i dyshuar i maskarës së 11 shtatorit 2017 në Lushnje, Laert Haxhiu ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Samir Latifi. Laert Haxhiu njihet edhe si rival i Aldo Bares, madje një vit më parë gjatë masakrës së Lusjnjes ka pasur si shënjestër nipin e Aldo Bares, Xhulio Shkurtin. Nuk dihet ende cili është personi tjetër që kërkon RENEA. Burime të Shqiptarja.com dhe Report TV thonë se aksioni është në vazhdim dhe se policia ka rrethur zonën ku dyshohet se fshihen dy të kërkuarit.

Gjatë këtij aksioni ka mbetur i plagosur edhe 77-vjeçari Haxhi Lika nga fshati Remas i Divjakës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05.30, kur forcat e policisë kanë tentuar të hyjnë në banesën e të moshuarit, atje ku dyshohej se strehoheshin dy të kërkuarit e policisë. Në momentin që Policia ka bërë rrethimin e banesës dhe konform gjithë procedurave standarde të ndërhyrjes, shtetasi H.L., nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë, por ka dalë në dritare me një armë në dorë (rezultoi armë gjahu).

Ndodhur në këto kushte Policia ka qëlluar në ajër duke i bërë thirrje përsëri shtetasin H.L., për të dalë nga banesa. Policia thotë se, Në rrethana ende të paqarta shtetasi Haxhi Lika është dëmtuar në kokë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Eksperti mjeko-ligjor po punon për përcaktimin e shkakut të dëmtimit dhe rrethanat. Po ashtu bëhet me dije se policia ka shoqëruar edhe dy djemtë e Haxhi Likës, Arben dhe Martin Likën.

Report Tv ka siguruar edhe pamjet e para që vijnë nga banesa e Haxhi Likës. Në dhomën e banesës së tij ka shenjë gjaku, ndërsa në mure vihen re shenjat e plumbave. Gazetari Dricim Çaka thotë se RENEA ka qëlluar në ajër dhe jo në drejtim të të moshuarit, ndërsa mbetet ende e paqartë se si është plagosur 77-vjeçari.

Recommended