Intervista - Dragoti: Nuk është Xhisiela që ndryshon qëndrimet e saj

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sociologu i njohur Edmond Dragoti, i ftuar në studion e "Ora News", tha se nuk ishte Xhisiela Maloku ajo që ndryshonte dëshmitë dhe qëndrimet e saj rreth dhunës së ushtruar nga djali i deputetit socialist, por ishin rrethanat ato që ia impononin.

Dragoti: E kam ndjekur me shumë vëmendje. Dhuna në shoqërinë shqiptare është një nga problemet më të mëdha. Është një problem i madh shoqëror që ne e hasim përditë dhe kudo. Në këtë rast, ajo ishte një bombë që plasi për shkak të përplasjes së interesave të shumtë të aktorëve në shoqërinë shqiptare, përfshirë aktorëve politikë, mediat dhe deri tek interesat e individëve të grupeve të caktuara. Mënyra e prezantimit të Xhisielës si një vajzë e zakonshme, e cila ndodhet e ekspozuar përballë shumë problemeve dhe sfidave në shoqëri, ku shoqëria përpiqet të përfitojë prej rastit të saj dhe jo ta mbështesë realisht, bën që secili prej nesh të reflektojë për situatën, për vetë Xhisieldën, për veten dhe në përgjithësi për shoqërinë shqiptare. Duke ndjekur intervistën e saj dhe rrëfimet e saj, ku njerëzit normalisht e paragjykojnë apo debatojnë, kryesisht për faktin se Xhisielda mohonte veten duke tërhequr një denoncim dhe duke bërë një tjetër, nuk tregon personalitetin e saj, por për personalitetin e shoqërisë sonë. Për presionin që ushtron presioni politik, grupet mafioze, etj. Nuk ishte Xhisielda që ndryshonte dëshmitë e saj, ishin rrethanat.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/dragoti-nuk-eshte-xhisiela-qe-ndryshon-qendrimet-e-saj

Recommended