Report TV Ekskluzive - U zhduk në Vlorë/ Prokuroria në gjurmët e Troqes, në pranga një i dyshuar

  • 6 years ago
Zhdukja e Albano Xhaferit dhe Ervis Palla (Troqe) në Vlorë ka mobilizuar prokurorinë e Vlorës dhe atë të krimeve të Rënda, me synimin e vetëm për identifikimin dhe arrestimin e personave përgjegjës që kanë gisht në këto ngjarje kriminale të ndodhur në muajt qershor dhe korrik 2018.

Në dobi të këtij hetimi është dhe dëshmia e një personi të penduar, i quajtur Gazmend Merkaj, i cili për rastin e zhdukjes së Albano Xhaferit, ka treguar në prokurori të dhëna konkrete dhe emra konkretë të botës së krimit në Vlorë. Për të dyja ngjarjet, si për zhdukjen e Albano Xhaferit dhe zhdukjen e Ervis Palla (Troqe) tashmë janë dy prokurori në Vlorë dhe Tiranë që po kryejnë veprime hetimore paralele.

Por teksa në çështjen e Albano Xhaferit hetimet kanë përparuar ndjeshëm, në çështjen e zhdukjes së shtetasit Ervis Palla (Troqe), është arritur të identifikohet dhe arrestohet një person. Troqe mësohet se është zhdukur pikërisht ditën kur familja e tij ishin përgatitur për të festuar ditëlindjen e nënës së tij. ?Shqiptarja.com? mëson se personi i ndaluar është i moshës rreth 33 vjeç.

Recommended