Ora News - Rama: Humbja ndaj Skënderbeut jo fundi i botës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas humbjes me Skënderbeu, drejtori sportiv i Partizanit, Olsi Rama u duk i kënaqur me lojën e treguar nga skuadra e "demave të kuq" ndërsa u shpreh se humbja do i jap forcë për të kaluar çdo pengesë.

"Deri më tani më intereson që lojtarët të ndjehen mirë me njëri-tjetrin. Të zhvillojnë ndeshje të mira dhe rezultatet do të vijnë, për këtë jam i sigurtë. Unë mendoj se humbja të ndihmon që të rritesh si ekip. Nuk është fundi i botës, biles të bën më të fortë, pasi mëson nga gabimet e tua. Në 90 minuta duhet të jesh i përgatitur për çdo rezultat. Mendoj se mentaliteti te Partizani është se të gjithë lojtarët duhet të mbajnë përgjegjësitë e tyre. Trashi është një lojtarë i rëndësishëm, por është në një proces rritjeje dhe ai."-tha Rama.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-humbja-ndaj-skenderbeut-jo-fundi-i-botes

Recommended