Presidenti Meta nis konsultimet per daten e zgjedhjeve

  • 6 years ago
Presidenti Meta ka vijuar traditën e paraardhësve për të diskutuar me grupet parlamentare përpara se të vendos për datën e mbajtjes së zgjedhjeve. Taulant Balla e më pas 2 kryetaret e grupeve të opozitës janë pritur në takime të veçanta nga kreu i shtetit këtë të mërkurë.

Presidenti duhet të vendosë për një datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale 9 muaj përpara mbajtjes së tyre që në kod përcaktohet se duhet të zhvillohen nga data 15 Mars deri më 30 Qershor. Zgjedhjet e fundit lokale 4 vite më parë u zhvilluan në 21 Qershor dhe data më e mundshme për t?u mbajtur zgjedhjet e ardhshme është mes dy të dielave të fundit të Qershorit.

Por presidentit i ka ardhur një kërkesë nga operatorët turistikë që të vlerësojë mundësinë që zgjedhjet të mbahen në një date që nuk dëmton sezonin turistik, siç ka ndodhur në proceset e fundit zgjedhore. Tanimë pritet fjala e kreut të shtetit.

Tv Klan

Recommended