Report Tv-Fruta falas për fëmijët në shkollat 9-vjeçare

  • 6 years ago
Tashmë fëmijët e shkollave të ndryshme 9-vjeçare në Shqipëri do të konsumojnë të paktën dy herë në javë fruta të sezonit.

Ky projekt nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural filloi sot, dhe më pas do të marrë shtrirje në të gjithë vendin. Frutat e sezonit do ofrohen falas për fëmijët në shkollat 9-vjeçare.

Ne prodhojmë, ne nuk bëjmë vetëm politika apo zhvillimi të bujqësisë, por dhe prodhojmë në fakt përmes qendrave tona të transferimit të teknologjive bujqësore, një prej tyre është në Vlorë, kemi 5 në gjithë Shqipërinë, prodhojmë dhe fruta të ndryshme, perime, bëjmë punën shkencore etj. Një pjesë të këtij prodhimi ne do ta vëmë në dispozicion të programit, që synon fruta për nxënësit në shkollë, të paktën 2 herë në javë, për gjatë sezonit, pra frutat e sezonit, natyrisht falas për të gjithë fëmijët.

Niko Peleshi, ministër
Niko Peleshi deklaroi se siguria ushqimore duhet të jetë në qendër të vëmendjes të gjithëve dhe se ajo është shumë e rëndësishme veçanërisht për brezin e ri, nga i cili nis dhe edukimi për një jetë të shëndetshme dhe më rezultative.

Recommended