Ora News - Carla Del Ponte: Kosova një pikëpyetje, Haradinaj nuk e meriton postin e kryeministrit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Carla Del Ponte, ish-kryeprokurorja e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë nga viti 1999-2007, në një intervistë ekskluzive për Ora News shprehet se ka ende shumë punë për të bërë sa i përket ndëshkimit të krimeve të luftës në ish-Jugosllavi.

Carla Del Ponte: Nga lufta ballkanike gjykata ndërkombëtare e ish-Jugosllavisë mundi që 160 përgjegjës të lartë politikë e ushtarak, jo nga ata që kanë kryer krimet, por nga ata që janë ulur në tavolinë dhe që kanë organizuar kanë vendosur, kanë planifikuar krimet. Por janë edhe ata që kanë kryer këto krime, ndaj të cilëve duhet të merret sistemi kombëtar. Duhet thënë se ka mjaft për të bërë në këtë drejtim, pra nuk jemi në një nivel ideal. Nuk e di se çfarë po ndodh tani në Bosnjë-Hercegovinë apo në Serbi, por mendoj se ka ende për të punuar. Të shohim!

Carla Del Ponte vë në pikëpyetje ekzistencën e Kosovës si shtet, si dhe e konsideron të padrejtë postin e kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj.

Carla Del Ponte: Dua të them që Haradinaj nuk meriton këtë funksion që meriton sot. Ai është dënuar nga Gjykata e Hagës, e për fat të keq Gjykata e Apelit e la të lirë. Por unë nuk isha më kryeprokurore. Është gjë e rëndë kur sheh se ai është dënuar në shkallë të parë, por Kosova është një gjë e jashtëzakonshme tashmë. Kosova është privilegjuar me njohjen e saj si shtet që sipas meje ka qenë mjaft i nxituar. Gjithashu kur ne nisëm hetimet tona patëm një vështirësi të madhe, pasi askush nuk donte që ne të bënim këto hetime. Në Kosovë duhet parë ende se çfarë po bëhet dhe për mua Kosova është ende një pikëpyetje.

Si ish-anëtare e Komisionit të Hetimit të OKB për Sirinë, Carla Del Ponte thotë në prezantimin e librit të saj "Të pandeshkueshmit" se drejtësia ndërkombëtare nuk funksionon në Siri, pasi mungon vullneti i vendeve të Këshillit të Sigurisë së OKB.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ekskluzivecarla-del-ponte-kosova-nje-pikepyetje-haradinaj-nuk-e-meriton-postin-e-kryeministrit

Recommended