Report TV - Refuzimi i Lleshit, Meta takim 60’ me Ruçin, e përcjell deri tek dera me buzëqeshje

  • 6 years ago
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi paraditen e sotme ngjiti shkallët e Presidencës për të zhvilluar një takim me kreun e shtetit Ilir Meta. Takimi me kërkesë të Ruçit zgjati për rreth një orë.

Sipas burimeve të Report Tv, në qendër të bisedës ishte çështja e Sandër Lleshit, pas refuzimit që Meta i bëri dekretit të propozuar nga kryeministri Rama.

Ende nuk dihet nëse takimi i kërkuar nga Ruçi do të sjellë ndonjë surprizë, por në pamjet e siguruara nga Report Tv, kreu i shtetit shfaqet i buzëqeshur në momentin e përcjellës së kryetarit të Kuvendit deri tek dera, ndërsa dje me kryeministrin nuk ndodhi e njëjta gjë.

Ndërkohë që 24 orë më parë ishte shefi i qeverisë ai që zhvilloi një takim kokë më kokë me Metën për këtë çështje.

Recommended