Ora News - Në merkaton e Rusit një ditë pas vrasjes, frika e heshtja bashkëjetojnë me normalitetin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në zonë është rikthyer normaliteti, nëse mund të quhet i tillë. Tregtarët si çdo ditë kanë dalë në vendet e tyre për të shitur , megjithëse një ditë më parë, zona u bë skenë e një ekzekutimi me një të vdekur dhe një të plagosur.

Frika dhe heshtja bashkëjeton me ta, ndërsa përpara kamerave hezitojnë të flasin, e jo më të japin ndonjë detaj nëse kanë parë autorët, apo nëse i njihnin viktimën dhe të plagosurin.

Ndërsa shenjat e plumbave vazhdojnë të jenë prezentë.

Tronditjet e njëpasnjëshme që po përjeton Shkodra kanë bërë që frika të mbizotërojë tek çdo familje, ashtu si edhe pasiguria.

E gjithë skena e atentatit të ndodhur në merkatën e Rusit, ka patur për dëshmitar edhe një efektiv policie thonë burimet, që ka tentuar t?i ndjekë autorët në këmbë. Ata kanë qënë me maska e skafande duke u kujdesur që identifikimi i tyre të ishte gati i pamundur.

Distanca e ekzekutimit ka qënë afro 10 metra dhe 4 plumba, nga të cilët 2 në kokë, një në gjoks dhe një në këmbë qëlluan viktimën Fatos Ferracaku

Veprimi është kryer me shpejtësi dhe mendohet se itenerari ka qenë i studiuar.

Pamjet e kamerave të sigurisë i kanë dhënë shumë pak imazhe që mund t?i shërbejnë policisë. Motorri i djegur TMAX 550 kubik i përdorur në krim nuk dihet nëse është i vjedhur apo jo, por policia po heton në këtë drejtim.

Zyrtarë të lartë të policisë së shtetit dhe nje prokuror i Krimeve të Rënda kanë mbërritur në Shkodër për ta hetuar ngjarje, ndërsa janë mbi 20 të shoqëruar që janë marrë në pyetje.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shkoder-ne-merkaton-e-rusit-nje-dite-pas-vrasjes-aty-ku-frika-e-heshtja-bashkejetojne-me-normalitetin

Recommended