Me 8 shtëpi dhe vila të ndërtuara pa leje, njihuni me të 'varfrit' që protestojnë te Unaza

  • 6 years ago
Edhe pse deklarojnë se po u prishen shtëpitë dhe se do mbeten jashtë, shumica e protestuesve që kundërshtojnë projektin e zgjerimit të Unazës së Madhe rezultojnë të mos jenë edhe aq ?hallexhinj? sa paraqiten. Përkundrazi, janë persona që kanë nga 2 deri në 8 objekte të tjera, (shtëpi, dyqane dhe vila) deri në disa kate, madje edhe vila në bregdet, të gjitha këto të ndërtuara pa leje.

Në tabelën më poshtë po publikojmë të dhënat për disa nga protestuesit që kanë aplikuar për leje legalizimi në ALUIZNI, ku rezulton se ata kanë deklaruar nga disa ndërtesa edhe nga zona të ndryshme në Tiranë apo qytete të tjera bregdetare si Vlora apo Golemi. Rasti më domethënës është ai Bashkim Ethem Muhametajt, i cili ka ndërtuar plot 8 objekte pa leje, 5 prej të cilave i ka ndërtuar vetëm në njësinë 6, dy objekte të tjera pa leje në Njësinë Dajt dhe një në bregdetin e Vlorës. Muhametaj ka mundur të legalizojë një prej tyre dhe është në proces për 7 të tjera.

Një rast i ngjashëm është ai i Kujtim Vedat Osmanit, i cili ka ndërtuar një objekt 3 katësh pa leje në Njësinë 6 në Tiranë dhe ka edhe 4 shtëpi të tjera në Bulqizë. Siç shihet në tabelë, Osmani ka mundur që të legalizojë plot 4 prej këtyre objekteve, ndërsa i ka mbetur pa legalizuar vetëm 1. Dy prej objekteve të legalizuara ai i përdor për biznes.

Recommended