Ora News - Rama propozon ndryshimin e ligjit: Vetëm një banesë legalizohet, e dyta paguhet
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

"Kush pastaj ka ngrehina të kategorisë së Bashkimit, Kujtimi, Agronit, Edmondit, Ramazanit, të largohet sa më shpejt që aty, të mos na dali përpara".

Vetëm pak ditë pasi kryeministri Edi Rama ka bërë këtë deklaratë në parlament është depozituar një projektligj ku parashikohet ndryshimi i procedurave të legalizimit të ndërtimeve të paligjshme.

Në draft saktësohet se kur subjekti posedon më shumë se një ndërtim pa leje ai ka të drejtë të zgjedhë, me akt noterial, se për cilin do të përfitojë pronësinë e parcelës ndërtimore sipas çmimit favorizues të legalizimit.

Për ndërtimet e tjera zbatohet çmimi i përcaktuar në hartën e vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, dhe tarifa e shërbimit, pavarësisht nga kategorizimi i funksionit të objekteve apo sipërfaqja e parcelës ndërtimore.

Në rast se subjekti nuk do të realizojë këtë procedurë, ai do të përfitojë çmim favorizues për ndërtimin me sipërfaqen më të vogël të parcelës ndërtimore. Edhe në rastet kur objekti transferohet në emra të tjerë, fatura do të jetë sipas çmimit të përcaktuar nga qeveria.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-propozon-ndryshimin-e-ligjit-vetem-nje-banese-legalizohet-e-dyta-paguhet
Recommended