18 mln € evazion me TVSH-në/ Lavazhieri që u bë biznesmen, Bledar Metko jeton me qira

  • 5 years ago
peracioni i goditjes së evazionit fiskal në vlerën e 18 milion eurove është zbehur këtë të enjte në dyert e Gjykatës së Tiranës ku në bankën e të akzuarëve janë ulur 12 shtetas. Shumica e tyre rezultonin të papunë, me të ardhur amodeste, lavazhier, kamarier e disa punëtor krahu.

Gjatë shqyrtimit të masës së sigurisë, Gjykata vendosi të lërë nën masën detyrim paraqitje 9 prej tyre ndërsa 3 nga të ndaluarit u lanë në masën e sigurisë ?arrest me burg? 30 ditë. Kudret Memaga, Gentjan Dedja dhe Bledar Metko do të qëndrojnë me masën e sigurisë arrest 30 ditor si persona të dyshuar pjesë e skemës të mashtrimit me pasoja të rënda.

Report Tv është ndalur në historinë e lavazhierit Bledar Metko ku për Prokurorinë ai dyshohet si pjesë e evazionit ndërsa në realitet familja e tij jeton në skamje.

Bashkëshortja e tij, Lulëzime Metko, u shpreh se ata janë të varfër dhe jetojnë me qira. "Ne jemi të varfër, jetojmë me qira. Nga sot më nxjerrin jashtë nga shtëpia"-shprehet ajo.

Recommended