Ora News - Abone me mik, 80% e studentëve nuk mund të përfitojnë abone studenti

  • 5 years ago
#oranews #student #abone

Për të përfituar një abone studenti duhet të kesh mik ose duhet ti drejtohesh tregut të zi në rrugë informale.

Studentët thonë se e kanë të vështirë që çdo muaj të sigurojnë abonenë me 600 lekë, ndaj detyrohen që të paguajnë sa të gjithë qytetarët që përdorin transportin publik 1600 lekë.

Studenti: Abonenë këtu e marrin vetëm personat që kanë miq. Shikoj në autobus njerëz tek të 40-at që kanë abone ndërsa unë si student rri me abonenë e përgjithshme.

Studentja: Asnjëherë nuk e kemi marrë abonenë e studentit, blejmë abone të përgjithshme si gjithë të tjerët.Nuk është në treg, vetëm në tregun e zi.Mund ta marrësh nëse ke ndonjë mik apo njohje.

Studentja: Autobusët e Kamzës por edhe të Tiranës së Re nuk e pranojnë abonenë e studentit.

Studentja: Zakonisht merret përmes mikut, nëse ke dikë që njeh atëherë mund ta marrësh abonenë.

Shqetësimi ngrihet edhe nga Qëndresa Qytetare. Në një raport të saj bëhet me dije se 80% e studentëve nuk përfitojnë abone për shkak të numrit të limituar që del në treg.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/abone-me-mik-80-e-studenteve-nuk-mund-te-perfitojne-abone-studenti

Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended