Pas Milanos artistët e rinj prezantojnë në Tiranë artin bashkëkohor pas viteve ‘90

  • 5 years ago
Tetë artistë shqiptarë të arteve pamore ekspozuan veprat e tyre në panairin ?E përballueshme? në Milano. Pas këtij udhëtimi, ku shpalosën disa nga vlerat e skenës së artit bashkëkohor shqiptar të pas viteve ?90 nën temën ?Mashtrimi me ngjyrat? artistët veprat e tyre i ekspozojnë në galerinë ?Galo?. Eros Dibra shpalos peizazhet e vendlindjes së tij, Shkodrës. Ornela Gjoci sjell vajzat e reja, pranë peizazhit urban. Eljan Tanini sjell një frymëzim nga Miro. Ndërsa, fotografitë e Ermira Zenelajt shpalosin për publikun kaosin e peizazhit urban shqiptar. Videoja e Aurora Kalemit realizuar në ujërat e Mesdheut,tregon urat që ndërtojnë të rinjtë.

Ndërsa, Yllka Gjollesha sjell si në përralla përmes lodrave plastike dinozaurët në origjinën e jetës. Motivet shqiptare ndihen në veprat e Teo Napolonit, për të rikonceptualizuar individualitetin e familjes shqiptare dhe punën e rëndë që i ka shoqëruar ndër vite me një lopat apo kazëm. Pedagogu i arteve dhe kuratori i ekspozitës, Ilir Kaso, tregon më shumë për këtë bashkëpunim mes galerisë private edhe artistëve

?Është një bashkëpunim, që ne po përpiqemi që ta mbajmë me galeritë edhe nismat private që kanë vite që po ndodhin në skenën e artit shqiptar. Përveç një koleksioni privat, ne propozuam edhe disa artistë të tjerë për ta bërë edhe më të larmishme, jo vetëm tek artistët që duam të prezantojmë dhe mediumet, që janë videoart, piktura, instalacione edhe fotografi, por edhe në statusin e këtyre artistëve. Disa kanë mbaruar artet, disa të tjerë jo. Ne u përpoqëm që të bënim një prezantim sa më të plotë të artit shqiptar në këtë panel?, u shpreh Ilir Kaso.

Recommended