Report Tv-2 muaj nga rritja e taksës, Kulli: Depresive! S’dimë ç’të bëjmë me librat që kemi stoqe

  • 5 years ago
Çdo interpretim mbi librin është demagogjik dhe propagandistik mendon botuesi Frano Kulli. Pasi pas miratimit të shtojcës në ligj, ku taksa fundore nga 0 për qind u bë 6 për qind, ndikimi mbi librin ka qenë shumë negativ. Përveçse mungesës së dashamirësisë për librin, botuesi e konsideron këtë vendim të qeverisë një qëndrim të papranueshëm.
Frano Kulli, botues: ?Shtesa e kësaj takse është një masë që për mua do ta konsideroja si masë represive. Asnjë nga vendet europiane, s?kanë një taks kaq të madhe për librin. Për mos të folur për politikat favorizuese, sepse ka në qendër kulturën edhe identitetin e një kombi. Për mua është një veprim i pajustifikuar, një lloj dashakeqësie për librin?.

Ndonëse Shoqata e Botuesve Shqiptarë kërkonte uljen e taksave, përpjekja e tyre u finalizua krejt ndryshe

Frano Kulli, botues: ?Në të vërtetë kishte prej dy vitesh një përpjekje nga Shoqata e Botuesve që të ulej pjesa e taksës së prodhimit të librit në shtypshkronjë, duke e krahasuar me eksperiencat e vendeve të zhvilluara. Por në mënyrë paradoksale kërkesës për ulje takse, ndodhi që kjo ndodhi.

Jemi dëshmitarë se kontributet e qeverive shqiptare kanë qenë ose minore, ose të papërfillshme. Në rrethanat që shteti mund të ndihmonte për librin, del taksa e lartë për të. Kjo kërkon një kufizim të tillë në qarqet, jo vetëm të botuesve, por të të gjithë strukturës, derisa të vel edhe dëshirën për t?u marrë me këtë punë.

Vështirësitë për një botues janë edhe më të mëdha, kur ai boton vetëm letërsi shqipe

Recommended