Haradinaj i pergjigjet Reeker: Me Serbine, edhe dialog edhe takse

  • 5 years ago
Pro vazhdimit të dialogut është shprehur të jetë edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj por sipas tij nuk duhet të varet nga taksa e vënë ndaj produkteve serbe. Gjatë një vizite në komunën e Gjilanit, Haradinaj ka thënë se janë për të gjetur një mënyrë për vazhdimin e dialogut dhe jo për të prishur raportet me SHBA-në.

Haradinaj edhe nga Gjilani ka hedhur kritika ndaj ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Citaku, duke thënë se ajo në Washingon nuk po e interpreton drejtë situatën rreth taksës në Kosovë.

Ndërsa nga Mitrovica kryetari i parlamentit Kadri Veseli ka paralajmëruar se çdo qeveri mund të bjerë nëse rrezikon raportet me SHBA-në.

Deklaratat ndërmjet krerëve të shtetit për taksën janë ashpërsuar posaçërisht pas presionit të SHBA-së.

Tv Klan