Report TV - Nga drejtorë, te këshilltarë dhe shoferë / Struktura dhe pagat e stafit të KLP-së

  • 5 years ago
Report Tv zbardh strukurën e re të Këshillit të Lartë të Prokurorisë ku pritet që brenda muajit mars të rekrutohet stafi prej 50 personash nga, Sekretari përgjithshëm, drejtorë sektorësh, specialist teknologjie, mardhënie me publikun, shoferë dhe sanitare.

Burime për ReportTv nga KLP bënë me dije burimet do të rekrutohet në bazë të konkursit ndërsa ndër kushtet që ata duhet të plotësojnë janë formulari i vetdeklarimit për efekt dekriminalizimi si dhe të mos kenë kontakte me botën e krimit.

E gjithë struktura e KLP e cila në total sëbashku me 11 anëtarët është 65 veta ka në dispozizcion vetëm për pagat një fond prej 1.2 milion lekë.

Sipas dokumentacionit të siguruar nga ReportTv pagat në këtë institucion nisin nga 25-30 mijë lekë për sanitare e shofer deri në 250 mijë lekë për drejtuesin e saj z.Genti Ibrahimi.

Ndërkohë 11 anëtarët të cilët prej javësh kanë nisur nga puna kanë pagë prej 210 mijë lekë të reja ndërsa z.kryetari i këtij institucioni paguhet 220 mijë lekë.

Ndër rekrutimet që do të bëhen për stafin e KLP-s janë sekretari i përgjithsëm, stafi i departamentit të shërbimeve ligjore, drejtoria e shërbimeve mbështetëse, drejtoria ekonomike dhe e burimeve njerzore si dhe drejtoria e mirmbajties.

Në total gjatë aplikimit për buxhetin në parlament KLP kërkoi një staf prej 75 persona ndërsa numri u reduktua në 65 dhe aktualisht buxheti i detajuar ndodhet në ministrinë e financave për aprovim.

KLP pritet që në mbledhjen e rradhës që do të mbahet para datës 19 mars të marrë disa vendime të nrëdësishme që lidhen me rekrutimin e stafit si dhe celjen e garës për kryeprokurorin e përgjithshëm.

Recommended