Zjarret në qarkun e Korçës, prefekti: Të ndëshkohen zjarrvënësit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kjo është gjithçka cka ka mbetur pas zjarrit që përshiu kodrat e qytetit të Korcës pak ditë më parë.Megjithë ndërhyrjen e autoriteteve, në qark ka ende vatra aktive. Një e tillë ndodhet në zonën e Arrëzës në Devoll. Zjarrfikësit po përpiqen që të lokalizojnë flakët në mënyrë që ato të mos i afrohen zonës turistike të Dardhës.Zjarret e vëna qëllimisht në 13 vatra, rezultojnë se kanë shkrumbuar gjithsej rreth 1,5 hektarë pyje. Specialistët thonë se fatkeqësisht, pasojat e flakëve në disa raste nuk janë të riparueshme.Prefekti i Korçës Dhori Spirollari kërkon hetime të shpejta nga policia për të zbuluar dhe ndëshkuar zjarrvënësit.Në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave prefekti bëri apel për angazhimin e të gjithëvë në mënyrë që të ruhen pasuritë natyrore.

Recommended