Report TV - Imzot George Frendo promovon librin “Bisedoj me miqtë e mi”

  • 5 years ago
Arqipeshkvi Metropolitan i Dioqezës Tiranë-Durrës, George Frendo, promovoi librin ?Bisedoj me miqtë e mi?. Ky libër shënon edhe 50-vjetorin e shugurimit meshtarak në Maltë (7 Prill, 1969), i rrethuar nga kleri, misionarët, motrat rregulltare edhe besimtarët e varfër. Gjatë promovimit të librit në Katedralen Katolike të ?Shën Palit?, shkrimtari Visar Zhiti bëri, prof. ass.dr. Aljulja Jubani ndalën tek vlerat e tij, duke sjell në kujtesë edhe librin e parë në shqip, ?Mesharin e Gjon Buzukut?, origjinali i të cilit ndodhet në Vatikan.

?Ju keni hyrë në historinë e popullit shqiptar. Natyrisht që ju e dini se gjuha shqipe është e lashtë, por është edhe gjuhë martire, sepse gjatë pushtimit osman u ndalua. Libri i parë shqip është ?Meshari i Gjon Buzukut?, ku e vetmja kopje e tij origjinale ndodhet në Vatikan. Prandaj, imzot Frendo gjithë puna juaj është e vyer, jeni bërë shqiptar, nga ata më të mirët?, shprehet shkrimtari Visar Zhiti.

Ndërsa, 50 vite nuk janë pak për imzot Frendon, i cili rrëfen ka pritur të nesërmen, pa e ditur se çfarë situatash të papritura e prisnin.

?Është një aventurë dashurie, një aventurë e bukur, të cilën sikundër Abrahami, e diti çfarë po linte mbrapa, pa ditur se çfarë do të përballonte. Unë kam përballuar shumë situata, të cilat nuk i kisha imagjinuar kurrë?, shprehet Imzot George Frendo.

Recommended