Meta: Kosova në NATO, siguri për Ballkanin, Shqipëria promotore e stabilitetit
  • 5 years ago
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte i ?Ftuar Nderi? në Kolegjin e Mbrojtjes së NATO-s në Romë, ndërsa vlerësoi prezencën e Aleancës në Ballkanin Perëndimor, referuar ?ekspansionit gjeostrategjik? në rritje të aktorëve të tretë, shtetërorë dhe joshtetërorë. Kreu i shtetit shqiptar vlerësoi edhe përzgjedhjen e Kuçovës si vendndodhje të bazës moderne ajrore të NATO-s si një investim strategjik në dobi të sigurisë sonë kombëtare, rajonit, projekteve dhe qëllimeve afatgjata të Aleancës në Ballkanin Perëndimor dhe më tej dhe shprehje e mirëbesimit reciprok dhe vlerësimit të kontributit të Shqipërisë në gjirin e Aleancës. Meta kërkoi nga aleanca që të bënte pjesë të saj sa më shpejt edhe Kosovën. "Shqipëria mendon se përshpejtimi i hapave të Kosovës dhe vendeve të mbetura të rajonit drejt NATO-s dhe Bashkimit Europian do t?i shërbente jo vetëm sigurisë dhe qëndrueshmërisë afatgjatë të Ballkanit por edhe bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik dhe rritjes së investimeve të huaja, kryesisht nga vendet e Aleancës dhe të Bashkimit Europian" tha Meta.
Recommended