Rudina - Cila eshte shenja me me fat e horoskopit per muajin Maj! (01 maj 2019)
  • 5 years ago
www.tvklan.al Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; Eshtë data 1 Maj dhe ashtu siç është bërë traditë, çdo fillim muaj në programin ?Rudina? në Tv Klan, Meri Shehu tregon parashikimin e yjeve, duke renditur shenjat nga ato më me pak fat e deri tek shenjat me më fat.

Gjatë emisionit, astrologia tha se muaji Maj do të jetë pak i zhurmshëm, inatçor, me përballje dhe prapaskena.

?Do jetë një muaj i vrullshëm sqarimesh e kontradiktash. Data 4 është me Hënën e re në shenjën e Demit, që do të prekë shenjat e qëndrueshme, Dem, Akrep, Ujor dhe Luan, të cilët do të fillojnë të ndryshojnë gjërat e tyre në aspektin e shijimit. Do t?i paraprijë dëshira për të ndryshuar ekonomikisht?, tha Shehu.

Renditja e shenjave të horoskopit nga ajo me më pak fat tek më e favorizuara:

12-Dashi: Është në këtë pozicion sepse Afërdita do të bëjë një katërkëndësh me Plutonin dhe bie pre e ndonjë tradhtie apo mashtrimi ekonomik. Por gjërat do fillojnë të qetësohen pas datës 4 dhe pas mesit të muajit do të ketë stabilizim. Çështjet ligjore do të jenë të vështira. Ky muaj do të ketë debate në familje ndaj duhet t?i shikojnë me qetësi.

11-Akrepi: Është në këtë pozicion sepse Dielli është përball tij në të kundërt, kjo do të thotë që disa forca i tërheqin vëmendjen dhe nuk e lenë të dominojë. Pas datës 4 do të ketë një pozicion të ri pune, partneritet të ri apo njohje të mirë. Do të kenë një tradhti në lidhje me punën, kryesisht nesër. Nuk duhet të investojnë më shumë se ç?duhet dhe të mos rrezikojnë shumë. Pas datës 20 i pret një cikël i ri.

10-Luani: Janë në katërkëndësh me Demin dhe kjo do të thotë që në këtë periudhë duhet të kenë vëmendje të madhe në lidhje me punën. Gjërat do të marrin një kthesë të madhe të papritur që do të jetë surprizë, ndaj edhe duhet të projektojnë mirë hapat që do të bëjnë në lidhje me punën. Nëse kanë martesa të lodhura dhe me probleme t?i menaxhojnë mirë. Kujdes me fillimet e reja. Në çështjet familjare duhet të bëjnë kujdes sepse do të kenë ngarkesë emocionale.

9-Binjakët: Kanë marrë një eufori nga pozicionimi i Afërditës në Dash dhe ndihen më të mbështetur nga njerëzit, por tashmë fillojnë problemet. Duhet të kenë kujdes nga një përmbysje e emrit të tyre në çështjet sociale, mund të kenë probleme në aspektin personal. Pas datës 21 marrin një eufori, por duhet ta përdorin mirë.

8-Shigjetari: Do të merren shumë me punën dhe jetën e përditshme. Do kenë një lajm jo të mirë deri në datë 4, por pas datës 4 do të marrin lajme të mira. Mund të kenë ndarje, keqkuptime ose manipulime, do të kuptojnë që dikush i ka dashur për t?i shfrytëzuar ekonomikisht, ose këta kanë dashur dikë për ta shfrytëzuar. Pas datës 21 duhet të kenë kujdes me udhëtimet dhe kontaktet me jashtë.

7-Peshorja: Do të ketë një detyrim ekonomik ditët e para, por edhe një menaxhim jo të mirë në partneritet. Por do të stabilizohen. Shumë peshore do të shijojnë në mes të muajit para, dhurata, por edhe stabilitet të mirë shpirtëror. Të mos bëjnë gjëra të n...
Recommended